• Overview
  • Trip Outline
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Reviews
  • Booking
  • FAQ
DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjatë rrugës bëhet një ndalesë e shkurtër në afërsi të ishullit Shën Stefan. Në Budva pushim të shkurtër për kafe. Vazhdon udhëtimi për në Kroaci. Mbrritja në Dubrovnik, ku vizitohet: Hyrja lindore Ploce, Porti i vjeter, Katedradja e Shën Marias, dhe kisha Jezuite e Shen Igratius. Vazhdon shëtitja në rrugicat e ngushta dhe vizitohet: Burimi Onufrian, Rruga Tregtare “Stradun”, Kisha e Shën e Premtes,  e Shën Vlasit, Pallati Sponza dhe Pallati i Rektorit. Vazhdimi udhëtimit për në Neum. Mbrritja në Neum. Sistemimi dhe Darka në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisemi drejt Split. Mbrritja në Split, ku vizitohen: Pallati i Diokrecianit, Mauzoleumi i Diokecianit, Statuja e Gregor Ninki, Teatri Kombëtar i Splitit, Pinakoteka Kryesore, Rruga Marmontova dhe Shëtitorja në Bregdet Riva. Nisja për Zadar. Vizitë e qytetit të Zadarit, i themeluar nga Liburnet Ilirë, ku vizitohen: Lagja e vjetër, Katedralja e Shën Anastasisë, Kisha e Shën Donatus, Forumi Romak etj. Nisja për në Zagreb. Mbrritja në Zagreb. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Parasdite, Vizitë e Monumenteve kryesore të Zagrebit: Porta e Qytetit të vjetër, Katedralja, Shëtitorja Strossmayer, Kisha Shë Markut, etj. Pasdite nisja për në Sarajevë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi, Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Vizitë panoramike e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja për në Mostar. ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Medjugorje, Katedrales së Zonjës së Paqes. Bazhdon Udhëtimi për në Tiranë. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Në pagesën 129 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje - ardhje dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel per 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjese në Hotel, Darkat në Neum dhe Sarajevë.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

No details found.

No details found.

No details found.

There are no reviews yet.

Be the first to review “VJESHTË NË ZAGREB, SARAJEVË nisja 22 Shtator 149 Euro”

No Details Found