- Overview
- Trip Outline
- Trip Includes
- Trip Excludes
- Gallery
- Reviews
- Booking
- FAQ
DETAJET E TURIT
Dita e parë: Fluturimi direkt Tiranë - Madrid. Nisja nga Tirana në orën 17.15. Mbërritje në Madrid në orën 20:25. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.
Dita e dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në Hotel.
Dita e tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja rreth orës 05.00 për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Gjatë udhëtimit pushime të shkurtra. Mbrritje në Lisbonë. Pasdite Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Sevillle. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime tëshkurtra gjatë udhëtimit. Vizitë në Seville rreth 2 orë, ku vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit,Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Vazhdon udhëtimi për në Cordoba. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon udhëtimi për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Malaga. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e pestë: Mëngjesi në hotel. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Pasdite Nisja për në Granda. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë e shkurtërnë Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife. Vazhdon udhëtimi për në Valencia. Udhëtmi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Mbrritje në Valencia. Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e gjashtë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Nisja për në Zaragoza. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Vizitë panoramike në Zaragoza: Parku Makanaz, buzë lumit Ebro, Ura monumentale Puente de Piedhra, Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit, Paseo de Fernando de Catolico, Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Pasdite vonë Nisja për në Barcelonë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Mbrritje në Barcelonë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e shtatë: Mëngjesi në hotel. Vizitënë Monumentet Kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor Las Ramblas, Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Fjetje në Hotel.
Dita e tetë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 14:40. Mbërritja në Tiranë në orën 17.05.
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë - Barcelonë - Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 7 netë, Fjetje 2 net në Barcelonë, 2 në net Madrid, 1 natë në Lisbonë, 1 natë Malaga dhe 1 natë Valencia.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në (40x20x25cm) cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
No details found.
No details found.
No details found.
No Details Found
There are no reviews yet.