• Overview
  • Trip Outline
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Reviews
  • Booking
  • FAQ

SELANIK STAMBOLL 4 Ditë 99 €

SELANIK STAMBOLL 4 DITË

Nisje date : 25 Gusht 99 Euro
Nisje date : 1, 8, 15, 22, 29 Shtator 99 Euro

PROGRAMI:

 

DITA E PARË:
➡️ Nisja nga Tirana në orën 18 : 00, te nje dite me pare 
➡️ Nisja nga Elbasani në orën 18 : 30
Vazhdojme udhetimin drejt  Stambollit  nepermjet Selanikut. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Pas kryerjes se formaliteteve kufitare mberrijm ne Stamboll . Akomodimi ne hotel pasdite.

 

DITA E DYTË:
Pas mëngjesit në hotel nisim turin e vizitave duke filluar me Akuariumin e Stambollit rreth 90 minuta. Muzeu i Luftes historik Panorama 1453, ku do të qëndrojmë rreth 40 minuta, më pas vazhdojmë turin e vizitave drejt Dollma Bahce ( Sarajet e reja të Sulltanit) qëndrim rreth 90 minuta. Pasi konsumojmë drekën do të nisemi për lundrim në Ngushticen e Bosforit, ku ndahen dy kontinentët, ai Europian me atë Aziatik. Pas lundrimit me anije në Bosfor nisemi drejt hotelit. Kohë e lirë për të pushuar rreth dy orë. Në mbrëmje sugjerojmë të njiheni me një nga Show-t  më të bukur të kulturës Turke, “Nata Turke në Harrem”. Për klientet të cilët nuk deshirojnë të marrin pjesë në Nata Turke në Harrem, mbrëmje e lirë për të shijuar Stambollin gjatë natës. Kthimi në hotel rreth orës 24:00.

DITA E TRETË:
Pas mëngjesit në hotel, nisemi drejt Sheshit Sulltan Ahmet ku do të vizitojmë Xhaminë Blu, Kishen e Shën Sofisë , Sarajet e vjetra Topkapi Palace, Cisternat e vjetra të Kostandinopojës dhe Sheshin e Hipodromit. Pas vizitave kohë e lirë për shopping në: Pazarin e vjetër të Stambollit ose Grand Bazar. Vazhdojmë drejt sheshit Taksim ku do të pershkruajmë pedonalen më të Famshme të Stambollit, Istiklal Caddesi . Mbërritja në Hotel, mbrëmje e lirë.

DITA E KATËRT:
Mengjesi ne hotel, nisja drejt Tiranes nepermjet Selanikut. Ndalesa te shkurta gjate rruges , Vizite e shkurter ne qytetin e Selanikut . Mberritja ne Tirane ne oret e para te mengjesit. Mberritja ne Tirane  dhe Elbasan ne darke vone .

 

 

 

FUNDI I UDHËTIMIT TONË !

 

Në çmim përfshihet:
1. Akomodimi për 3 netë në hotel me 4 * 
2. Transporti vajtje – ardhje dhe shëtitjet për 4 ditë
3. Mëngjesi në hotel
4. Shoqërues Shqiptar
5. Të gjitha guidat sipas programit

Në çmim nuk përfshihet:
1. Drekat dhe Darkat gjatë  ditëve të udhëtimit
2. Lundrimi me Anije në Bosfor 10€
(E detyrueshme pasi anija merret me qera per te bere shetitje dhe ka minumim personash per nisje )
3. Show në Harrem 35€
4. Hyrja në Akuarium 20€
5. Hyrja në Dollmabahçe 25€
6. Hyrja ne Muzeun Panorama 1453 çmimi 10€ 
7. Sarajet Topkapi (Sarajet e Sulltanit) 25€ 
8. Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program

Shenim : Nje pjese e pagesave mund te kerkohet ne Lira jo vetem ne Euro 

Politikat e Fëmijëve:
– 0 -2.9 vjeç janë falas
– 3 – 6.9 vjeç përfiton 50 % zbritje , kur akomodohen në dhomë me 2 të rritur.
– Mbi 7 – 11.9 vjeç -30 %  zbritje, 12 vjeç pagesë e plotë
– Nëse fëmijët nga mosha 3 – 11.9 vjeç akomodohen në dhomë me 1 të rritur, atëherë pagesa është e plotë.


#SHËNIM
1. Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë extra + 50 % të shumës së paketës ose në varësi të hoteleve ku qëndrohet.
2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevat teke të bashkuar.
3. Për rezervim, mund të paguani 30% të shumës tani, ndërsa pagesën e plotë deri 7 ditë para nisjes.
4. Në rast anullimi të udhëtimit , klienti do të njoftohet 3 ditë më parë .
5. Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve duhet të jetë 20 persona.
6. Pagesa e berë është e pakthyeshme ne rast anullimi nga klienti 48 ore para udhëtimit
7. Nëse klienti nuk i ka mbushur 18 Vjeç dhe udhëton me një ose asnjë nga prindërit , i duhet patjeter prokurë e noterizuar .
8. Pasaporta për këtë udhëtim duhet të këtë vlefshmëri minimalisht 6 muaj në momentin që nisemi në udhëtim.
9. Gjatë qëndrimit në autobus klientet duhet të jenë të pajisur me maska.
10. Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia, në doganë për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
11. Valixhet shtese nga pasagjeret jane me pagese extra 20 euro (vetem 1 valixhe eshte e lejuar per person)

No details found.

No details found.

No details found.

There are no reviews yet.

Be the first to review “SELANIK STAMBOLL 4 Ditë 99 €”

No Details Found