• Overview
  • Trip Outline
  • Trip Includes
  • Trip Excludes
  • Reviews
  • Booking
  • FAQ
DETAJET E TURIT

Dita e Parë. Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Maqedonisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Shkup dhe pushim per dreke. Nisja nga Shkupi në drejtim te Bullgarisë. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Mbrritja në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë. Mëngjesi në hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit: Fillon nga Hotel Sheraton Balkan, Kisha St. Nedelia, Statuja St. Sofia, Kisha St. Petka Samardjiiska, Sinagoga Hebraike e Sofjes, Tregu Qendror, St. George Rotanda, Presidenca, Sheshi Battenberg, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Kisha Ruse, Monument i Ushtarëve të Panjohur, Akademia e Shkencave Bullgare, Parlamenti, Monumenti i Mbretit Clirimtar, Kisha St. Sofia, Katedralja Alexander Nevski dhe Crypt. Pasdite nisja për në Bukuresht. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Bukuresht. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Bukureshtit. E fillojme me vizitë jashtë Bukureshtit: Manastiri Snagov, ku mendohet se është varrosur Vlad Tepes, i njohur si Dracula. Me pas i drejtohemi qendres se qytetit te Bukureshtit ku vizitohen: Harku i Triumfit, Muzeumi Village, Sheshi Victoriei, Sheshi Revolucionit, Statujen e Naim Frasherit dhe Ndërtesa e Parlamentit. Vizite ne qytetitn e vjeter te Bukureshtit; Oborri dhe Kisha Princely. Vizite tek Hotel Continental ku Ismail Qemali bashke me patriotet e tjere kane hartuar deklaraten e pavaresise se Shqiperise. Gjate Drekes - Shetitje tek Pedonalja e famshme Liskano e mbushur me bare dhe restorantet me te populluara te Bukureshtit, Pasdite, vizite tek Piata Uniiri me shatervanet - qendra tregtare me te njejtin emer Uniiri Shopping Mall. Nisja për në Konstancë. Udhëtimi zgjat rreth 2.5 orë. Mbrritja në Konstancë, Sistemimi në Hotel në zonën e Plazhit. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Kazinoja e Konstancës dhe Monumentet e ndryshme Fetare në Sheshin Ovidiu. Nisja për në Varna. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritja në Varna, Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Kopshti Varnës, Katedralja Shën Marisë, Manastiri Aladzha, Aquapolis, Syri Varnës etj. Nisja për në Burgas. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritja në Burgas, Sistemimi në Hotel në zonën e Plazhit. Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite në mbrëmje Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Kopshti Burgasit, Pista në Det Mosta dhe Qyteti i vjetër Nessebar. Pasdite, Nisja për në Kavala. Udhëtimi vazhdon për në Kavalla. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Ndalesa të shkurtra për pushim dhe shlodhje gjatë rrugës. Mbrritja në Kavalla. Sistemimi në Hotel në zonën e Plazhit. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Paradite Nisja për në Selanik. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje dhe Vizitë në Selanik. Vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Nisja për në Shqipëri. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.

Në Pagesë përfshihen:
- Fjetje: 1 natë në Sofje, 1 natë në Bukuresht, 1 natë në Konstancë, 1 natë në Burgas, 1 natë në Kavalla.
- Mëgjeset në Hotele,
- Udhëtimi dhe Shëtitjet me Autobus.
- Shoqërues Shqiptar gjatë gjithë Udhëtimit.

Në Pagesë nuk përfshihen:
- Hyrjet në Monumente

No details found.

No details found.

No details found.

There are no reviews yet.

Be the first to review “TUR NË DETIN E ZI”

No Details Found